Lezhë, u ndryshojnë mbiemrat, mbeten pa votuar disa persona në KZAZ nr.12

21/06/2015 00:00

Disa persona kanë mbetur pa votuar në KZAZ nr.12 në rrethin e Lezhës dhe shkak për këtë është bërë ndryshimi i mbiemrave mes certifikatës dhe kartës së identitetit.

Raportohet se komisionerët e kësaj qendrë votimi i kanë adresuar personat në fjalë drejt gjykatës për të vërtetuar identitetin e tyre. Por gjykata, si e institucioni që mund t’i jepte zgjidhje këtij problemi, është mbyllur që në orën 14:00.

Top Channel