Grupi i Koordinimit të Policisë që monitoron incidentet në zgjedhje

21/06/2015 00:00

Në grupin e Drejtimit dhe Koordinimit të Policisë së Shtetit çdo sallë operative e policive në qarqe, përcjell në kohë rekord çdo informacion për problemet apo incidente të mundshme.

Incidenti më i rëndë është përcjellë nga Komisariati i Sarandës, ku salla operative e kësaj policie njofton se është paraqitur shtetasi Andrea Marto, me detyrë deputet i Kuvendit i cili ka kallëzuar faktin se është kërcënuar me vrasje shtetasi Th.B., vëllai i një subjekti politik.

Policia thotë se ka kryer menjëherë shoqërimin e të dyshuarit për të verifikuar denoncimin.

Ndërkohë, Grupi i Koordinimit bën raportimin tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zv.drejtori.

Ky koordinim i policisë do të vijojë gjatë gjithë kohës që gadishmërisë, ndërkohë që Altin Qato shprehet gjatë një intervistë për Top Channel se deri në mesdite është kërkuar vetëm në një rast ndërhyrja e policisë.

“Kjo sallë monitoron gjithë aktivitetin e Policisë së Shtetit në të gjithë qarqet në funkson të sigurimit të rendit dhe qetësisë në funkson të procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pasur vetëm një rast në Koman, ku është bërë një thirrje për të ndërhyrë policia, por edhe këtu jo brenda qendrës së votimit, por në hyrje ku ishte krijuar radhë. Ndërhyrja është bërë për shkak të mbingarkesës në hyrje të qendrës së votimit”, sqaron Qato.

Top Channel