Finiq, vëllai i kandidatit Babi: Nuk kam kërcënuar askënd

21/06/2015 00:00

Vëllai i kandidatit të PBDNJ për kryetar bashkie të Finiqit, Jani Babi, ka hedhur poshtë akuzat se ka kërcënuar deputetin Andrea Marto.

Në një prononcim për Top Channel, Timoleo Babi ka deklaruar se nuk e ka telefonuar kurrë deputetin në fjalë dhe ka sqaruar marrëdhëniet e tij me policinë.

“Denoncimi i deputetit Marto pritej. Sot në mëngjes më mori në telefon policia, që të paraqitesha atje pasi kishte një denoncim nga deputeti për kanosje për vrasje. U sqarova. Unë kam vetëm një telefon që përdor dhe nuk kam lidhje me atë telefonatë që i është bërë zotit Marto. Mund ta ketë bërë dikush tjetër dhe është hequr si unë”, ka deklaruar Babi.

Ai ka shtuar se, nga komunikimi me inspektorët e policisë ka konstatuar se ata kanë qenë nën presion, por nuk ka qenë në gjendje të saktësoje nga kush. Ai ka shtuar më tej se, ka pasur miqësi me Andrea Marton.

Top Channel