Pjesëmarrja në votime, sipas qarqeve, deri në orën 16.00

21/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 16.00, sipas qarqeve.

Kryetarja e këtij Komisioni, Lefterie Luzi, në një dalje për mediat, tha se pjesëmarrja në zgjedhje është 38% në shkallë vendi.

Luzi nënvizoi gjithashtu se baza materiale nuk ka munguar në asnjë qendër votimi.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve është kjo:

Qarku Berat: 40.68 për qind
Qarku Dibër: 49.28 për qind
Qarku Durrës: 37.04 për qind
Qarku Elbasan: 43.41 për qind
Qarku Fier: 42.23 për qind
Qarku Gjirokastër: 43.07 për qind
Qarku Korçë: 41.13 për qind
Qarku Kukës: 48.13 për qind
Qarku Lezhë: 47.21 për qind
Qarku Shkodër: 36.85 për qind
Qarku Tiranë: 40.87 për qind
Qarku Vlorë: 28.78 për qind

*Përllogaritjet janë bërë në bazë të 2928 qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna në KQZ

Top Channel