Ambasadori Cannon, në Vorë: E rëndësishme është që njerëzit të votojnë

21/06/2015 00:00

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon, ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në qytetin e Durrësit dhe në Vorë.

Ambasadori Cannon tha se, arsyeja e vizitës në Vorë është pikërisht mbarëvajtja e procesit të votimit. Ndërsa në Durrës, shtoi ambasadori, vumë re një numër të madh qytetarësh, të cilët votonin me entuziazëm.

“Do të shohim se si do të jenë zhvillimet në orët në vijim dhe sigurisht që do të koordinohemi dhe me ambasadorët e tjerë”, tha Cannon nga qyteti i Vorës.

Ai foli edhe për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, kur theksoi: “Kemi parë vetëm disa qendra votimi. Por do të presim analizat dhe rezultatet përfundimtare të OSBE-ODIHR. E rëndësishme është që njerëzit të votojnë, nuk ka rëndësi se për kë, por votimi është një e drejtë e rëndësishme”.

Top Channel