Zgjedhjet, pjesëmarrje e ulët edhe në Himarë

21/06/2015 00:00

Edhe Himara nuk ka bërë përjashtim sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, ndonëse në përpjestim me numrin e banorëve me të drejtë vote kuota nuk është edhe aq e ulët.

Nga të dhënat e fundit nga terreni rezulton se në këtë bashki kanë votuar 7.487 persona nga 22.300 votues gjithësej, përfshirë komunat e shtuara nga reforma territoriale.

Mësohet se nga 7.487 votuesit, rreth 4 mijë prej tyre i përkasin vetëm Himarës si qytet dhe pjesa tjetër zonave përreth.

Vlen të theksohet se zonat në fjalë janë ndër më të prekurat nga fenomeni i emigracionit, gjë që ndikon edhe në pjesëmarrjen e ulët, ndonëse rezulton se këtë herë norma e zakonshme e votimeve është tejkaluar.

Top Channel