Vëzhguesit vendorë: Votim familjar dhe fushatë para qendrave të votimit

21/06/2015 00:00

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme prezantoi gjetjet e vëzhgimit të procesit të pjesës së parë të ditës së votimit, të cilat, sipas këtij koalicioni, pasqyrojnë situatën në të gjitha qendrat e Votimit në mbarë vendin.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jopartiakë të Koalicionit, pjesa e parë e ditës së zgjedhjeve vazhdoi në një mënyrë të rregullt, me përjashtim të pak incidenteve të izoluara”, tha Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së.

Në shkallë vendi, ky koalicion gjen 24 shkelje deri në orën 14:00, gjysma e të cilave në Qarkun e Durrësit. Megjithatë, shkeljet kanë qenë kryesisht në bërjen e fushatës para qendrave të votimit dhe votimit familjar.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jopartiakë të koalicionit, pjesa e parë e ditës së zgjedhjeve vazhdoi pa probleme, me përjashtim të disa incidenteve që ishin të izoluara që janë raportuar nga vëzhguesit e koalicionit deri në orën 14:00 ishin të përmbledhura në raste ku u pezullua votimi për më shumë se 30 minuta, janë identifikuar pesë raste ku fshehtësia e votimit nuk u garantua plotësisht

Sipas KZLNDQ, pjesëmarrja mesatare në nivel kombëtar deri në orën 14.00 ishte 31.6 % me marzh gabimi prej +/-0.8%. Ndarja e pjesëmarrësve në votim sipas gjinive ishte 47 % gra dhe  53 % burra.

Në mbarë vendin, ky koalicion ka 100 vëzhgues të palëvizshëm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel