Nuk rezulton person në kërkim, lirohet Stresi

21/06/2015 00:00

Policia e Tiranës ka lënë të lirë këngëtarin Arkimed Lushaj, njohur gjerësisht si Stresi.

Lushaj u ndalua pranë një qendre votimi në afërsi të shkollës “Partizani” në kryeqytet.

Policia bëri ndalimin dhe më pas e shoqëroi drejt komisariatit nr.4 për të verifikuar nëse ai ishte një person në kërkim.

Nga verifikimi rezultoi se ndaj Lushajt ishte anuluar urdhri i ndalimit dhe ai u la menjëherë i lirë.

Pak kohë më parë, Lushaj u largua nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pë të cilën u morrën dhe masa disiplinore ndaj disa policëve.

Top Channel