PD, Tabaku: Mazhoranca manipuloi sondazhet. PD, forca fituese

21/06/2015 00:00

Zëdhënësja elektorale e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat ka akuzuar mazhorancën për sondazhe të falsifikuara.

Sipas Tabakut, shumica qeverisëse është përpjekur të manipulojë opinionin publik, por ka dështuar në këtë garë elektorale.

“Sot është vërtetuar se sondazhet janë manipuluar me paratë e krimit të organizuar. Me këto sondazhe është manipuluar opinioni publik. Në to janë hedhur fletë të plotësuara prandaj dhe atyre nuk po iu dalin llogaritë dhe kanë bërë 9 deklarata gjatë gjithë procesit. Sondazhet le t’i mbajnë, PD është forca fituese”, ka thënë Tabaku.

Top Channel