PS: Pjesëmarrja më e madhe e simpatizantëve tanë, sinjal i fitores

21/06/2015 00:00

Partia Socialiste deklaroi pjesëmarrjen më të madhe të simpatizantëve të saj në një proces zgjedhor vendor në Shqipëri.

Deputetja Olta Xhaçka deklaroi për mediat se, “nga të dhënat operative të PS, rezulton pjesëmarrja më e madhe e zgjedhësve të PS dhe të aleancës, në të gjithë historikun e zgjedhjeve vendore”.

Sipas Selisë Rozë, këto të dhëna janë domethënëse dhe sinjalizojnë fitoren.

“Bazuar në këto të dhëna, kemi të drejtë të besojmë në një rezultat pozitiv, ku lokomotiva jonë do të jetë Tirana”, tha Xhaçka.

PS u bën thirrje komisionerëve që të jenë në lartësinë e duhur dhe të numërojnë me besnikëri çdo votë

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje në të 61 bashkitë tona”, deklaroi deputetja Xhaçka.

Top Channel