PD, Paloka: Manipulime në Krujë dhe Shkodër

21/06/2015 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, në një komunikim me mediat ka folur për manipulim të procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij, Paloka ka cituar rastin e Krujës, ku materialet zgjedhore sipas tij po transportohen nga vëllai i kandidatit të majtë, Artur Bushi, i mbështetur nga strukturat shtetërore.

“Në Krujë, eskorta e makinave që transportonin materiale zgjedhore drejtohej nga vëllai i kandidatit të majtë, Artur Bushi. Eskorta e Bushit ka lëvizur e shoqëruar nga policia dhe stafi i KZAZ-së, provë e krimit elektoral”, ka deklaruar Paloka.

Shefi i grupit të PD ka folur edhe për incidente të tjera, mes të cilave për dy raste në Shkodër, ku në dy qendra janë paraqitur individë me karta identiteti të falsifikuara.

Gjithashtu, ka vijuar Paloka, ka pasur raportime për cilësi të dobët të bojës së përdorur nga komisionerët. Ai ka shtuar më tej se, PD i ka të dokumentuara shkeljet në fjalë dhe se do t’i publikojë ato në vazhdim.

Top Channel