Halim Kosova: Rezultat pozitiv në Tiranë, pavarësisht përpjekjeve për manipulim

21/06/2015 00:00

Në një deklaratë të shkurtër para mediave, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova foli për fitore.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime, pavarësisht përpjekjeve jo të vogla për të manipuluar rezultatin. Të dhënat tona flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë”, tha Kosova.

Kandidati i opozitës u kërkoi përfaqësuesve të PD-së në grupet e numërit që të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për të bërë të dëgjohet zëri i qytetarëve. Së bashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të deformuar verdiktin e popullit”, tha ai.

Top Channel