Duma: Fitore e alternativës tonë në Durrës

21/06/2015 00:00

Nga të dhënat që ka, Partia Demokratike pretendon fitoren në Bashkinë e Durrësit, ku kandidon me Grida Duman.

Vetë kandidatja e opozitës në këtë bashkia përmes një deklarate të shpërndarë për mediat thotë se, “të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike!”.

Duma falenderon qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa flet për “përpjekje për të manipuluar zgjedhjet”.

“Falenderoj gjithashtu, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e palodhur për rezistencën që u kanë bërë akteve e përpjekjeve të dëshpëruara për manipulim”, thotë ajo.

Kandidatja e PD u kërkon numëruesve të ruajnë votën e durrsakëve dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë cënimin e vullnetit të shprehur me votë.

Top Channel