KQZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19.00, sipas qarqeve

21/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sapo ka publikuar përqindjet e pjesëmarrjes së votuesve, sipas qarqeve, deri në orën 19.00, që ishte dhe orari zyrtari për mbylljen e procesit të votimit.

Edhe pse të dhënat nuk u përkasin të gjitha Qendrave të Votimit, përqindja e pjesëmarrjes, sipas qarqeve është:

Berati me 52,82%
Dibra me 57,21%
Durrësi me 49,56%
Elbasani me 49,66%
Fieri me 55,29%
Gjirokastra me 52,51%
Korça me 47,99%
Kukësi me 56,48%
Lezha me 43,17%
Shkodra me 53,66%
Tirana me 49,32%
Vlora me 37,56%.

Top Channel