PS, Xhaçka: Pjesëmarrja në zgjedhje, sinjal i fitores. Lokomotiva do të jetë Tirana

21/06/2015 00:00

Deputetja e PS, Olta Xhaçka, në një lidhje me studion e Top Channel ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë befasuese.

Sipas saj, kjo pjesëmarrje do të kishte qenë edhe më e lartë nëse mbështetësit e PD do të ishin drejtuar në kutitë e votimit.

“Duke pasur parasysh dinamikën e këtyre zgjedhjeve, pjesëmarrja ka qenë befasuese. Është befasues fakti se, nëse mbështetësit e PD do të ishin mobilizuar në këto zgjedhje, pasi sipas sondazheve tona mbështetësit e ASHE kanë votuar masivisht, pjesëmarrja do të kishte qenë shumë më e lartë”, ka deklaruar Xhaçka.

Ajo ka nënvizuar se, krahasimet me zgjedhjet e kaluara nuk vlejnë, pasi lista e zgjedhësve këtë herë është rritur me 6 për qind.

“Duke pasur parasysh këtë, pjesëmarrja është shumë inkurajuese. Është absolutisht befasuese”, ka thënë Xhaçka.

Ndonëse nuk ka dashur të komentojë epilogun e procesit zgjedhor, ajo ka shtuar se, “pritshmëritë tona janë mëse të përmbushura në këto momente”.

Më tej, ajo i ka quajtur “pretendime të opozitës” akuzat e Partisë Demokratike se militantë të LSI po shkaktojnë trazira.

Top Channel