Berisha: Procesi, një farsë zgjedhore. Ndërkombëtarët të mos përligjin zgjedhjet

21/06/2015 00:00

“Përfundoi farsa elektorale dhe procesi i votimit më i shëmtuar në historinë e pluralizmit të vendit. Zgjedhjet e lira dhe krimi nuk mund të pajtohen! Farsa elektorale më e shëmtuar, më poshtëruese për zgjedhësit e ndershëm shqiptarë në tërë historinë e pluralizmit të vendit”.

Me këto fjalë nis renditjen e një sërë arsyesh, ish-kryeministri Sali Berisha se përse, sipas tij, këto zgjedhje ishin një farë.

Së pari Berisha përmend kandidimin, sipas tij, prej kryeministrit Edi Rama të personave të inkriminuar.

Së dyti, thotë Berisha, më shumë se kurrë zgjedhësit e varfër shqiptarë ishin nën presione të shumëanëshme nga bandat e lidhura me qeverinë.

Së treti, shprehet ish-kryeministri, në këtë fushatë vërshoi më shumë se kurrë lumi i parave të drogës, prostitucionit, vjedhjeve të botës së krimit të lidhura me qeverinë për manipulimin e venditmit të qytetrarëve.

Së katërti, thotë Berisha, në këtë farsë të shëmtuar, si asnjëherë më parë blerja e votës me lekë, poste dhune, me miell, plaçka, karta identiteti, dhunë e terror u bënë një fenomen i shfaqur në çdo skaj të vendit.

Së pesti, për Berishën kjo fushatë ishte më e pabarabratae parë ndonjëherë. Qeveria, thotë ai, me urdhër të Edi Ramës përdori për qëllime elektorale të gjitha institucionet, jo vetëm burimet njerëzore, por edhe ato materiale.

Së gjashti, ish-kryeministri rendit ato që i quan “kërcënime të kryeministri Rama ndaj popullit opozitar se po të mos votonin kandidatët e tij do të përballeshin me mungesën e ujit, dritave, rrugëve dhe investimeve”.
Së shtati, Berisha rendit sulmet, sipas tij, ndaj aktivistëve të PD, bllokime të biznesit të tyre dhe heqja e licencave.

Pika e tetë, sipas Berishës, është sekuestrimi në kundërshtim me çdo ligj dhe akuza fund e krye falso, media kundërshtare të qeverisë dhe kërcënohen gazetarët dhe kandidatët kryesorë të Edi Ramës.

Së nënti, shkruan Berisha, kjo që në pamje të parë dukej një ditë e qetë, ishte një ditë e shëmtuar ku materialet zgjedhore u transportuan, sipas tij, në mbikujdesje dhe automjete të partive politike të partive të qeverisë dhe banditë të tyre të armatosur.

Në fund Berisha bëm thirrje komunitetit ndërkombetar të mos përligj zgjedhjet, në të cilat si “kurrë më parë ngadhënjeu krimi dhe kriminelët e qeverisë, lumenjtë e parave të drogës dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet më themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve”.

Top Channel