LSI u përgjigjet akuzave të Palokës: Inskenime!

21/06/2015 00:00

Deputeti i LSI-së në Dibër, Përparim Spahiu i akuzuar nga opozita se qendron pas përpjekjeve për të grabitur një kuti me fletë votimi të fshatit Gjuras, mohoi akuzat e demokratëve.

Në një intervistë telefonike për Top Channel, Spahiu tha se ka një bllokim të dy kutive të fundit të fshatit Gjuras, por jep një tjetër version nga ai i dhënë nga Edi Paloka pak më herët.

Ai tha se ndodhej në qendër të qytetit dhe se automjeti me kutitë e votimit mbahej i bllokuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike. Spahiu akuzoi partinë demokratike për inskenim situatash dhe kreun e saj, Lulzim Basha se s’e do qytetin e Bulqizës dhe se synon ta damkosë atë.

Top Channel