Vorë, së shpejti nis numërimi i votave

21/06/2015 00:00

Në Vorë, një nga fushat kryesore të betejës elektorale mes dy aleancave partiake rivale, pritet që nga momenti në moment të fillojë numërimi i votave.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i KZAZ-së së kësaj zone, në një prononcim për mediat.

“Kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pas pak do të fillojë numërimi. Theksoj se gjatë dorëzimit të kutive të votimit nuk ka pasur asnjë incident”, ka deklaruar zyrtari.

Top Channel