Rama në Twitter: Pjesëmarrje befasuese me shumë kuqevjollcë brenda

22/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me numrin e votuesve.

Përmes Twitterit, Rama ka postuar edhe një foto ku shihen ekspertët nga salla operative e koalicionit të majtë, të cilët mbledhin të dhëna nga të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të grumbulluara e të cilat i janë komunikuar atij, kryeministri i vendit është shprehur se ndjehet i befasuar me numrin e madh të votuesve, por edhe për bindjen se koalicioni që drejtohet nga Partia Socialiste ka arritur një rezultat të mirë.

“Salla e të dhënave operative ku ekspertët kanë bindjen se pjesëmarrja befasuese sot ka shumë kuqevjollcë brenda”, ka shkruar Rama.

Top Channel