Incidenti në Bulqizë, Manjani: Fare banal, PD të mos sillet si parti guerrilase

22/06/2015 00:00

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me rastin e Bulqizës, ku Paloka tha se militantë të LSI kanë rrëmbyer kutinë e votimit.

Incidenti me bllokimin e kutisë së votimit në Bulqizë u cilësua nga Manjani si fare banal. Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mos sillet si parti guerrilase.

Më herët nënkryetari i Partisë Demokratike tha se kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI i dalën para furgonit dhe i morën kutinë. Por ky akt, sipas Palokës është ndaluar nga militantët e PD.

Top Channel