Rezultati i parë, Themelko rizgjidhet në krye të Pustecit

22/06/2015 00:00

Edmond Themelko është rimandatuar si krytetar i Bashkisë së Pustecit. Pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit, kandidati i koalicionit të majtë ka grumbulluar 2075 vota.

Bashkia e komunitetit maqedonas kishte tetë qendra votimi, ndërsa fitorja Themelkos u konfirmua që pas numërimit të gjashtë qendrave të votimit, për shkak të diferencës së theksuar me kundërkandidatin Apostollovski.

Shprehur në përqindje, Edmond Themelko ka fituar 80.96% të votave.

Kundërkandidati i tij, Miallaq Apostollovski nga koalicioni i djathtë ka marrë 488 vota, ose shprehur në përqindje, 19.04%.

Top Channel