Situata në dy selitë kryesore pas mesnate, Rama e Basha ende në zyrat e tyre

22/06/2015 00:00

Pas mbylljes së të gjitha qendrave të votimit, tani vëmendja është në qendrat e numërimit. Në shumicën e bashkive ka filluar procesi i numërimit, ndërsa situata paraqitet e qetë.

Njëjtë është edhe në të dy selitë e partive kryesore, asaj Socialiste dhe Demokratike. Sipas raportimeve të ndara nga selia rozë dhe blu të gazetareve të Top Channel, raportohet se lëvizjet janë të pakta.

Megjithatë, dy liderët e partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha edhe pas orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, gjenden në zyrat e tyre në selitë e partive.

Bashkë me ta, janë edhe figura të tjera, por puna më e madhe po bëhet nga ekipet e ngritura për të mbledhur të dhëna nga të gjitha qarqet e vendit.

Top Channel