Dy kutitë e Bulqizës mbërrijnë në qendrën e numërimit

22/06/2015 00:00

Dy kutitë e famshme të Bulqizës kanë mbërritur më në fund në qendrën e numërimit pak pas orës 02:00 të ditës së hënë.

Më herët, nënkryetari i Partisë Demokratike, Paloka denoncoi rastin duke thënë se militantë të LSI-së rrëmbyen kutitë e votimit. Edhe reagimi i LSI-së ishte i menjëhershëm, ku Manjani i cilësoi akuzat si banale, ndërsa i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mos sillet si parti guerrilase.

Ndërkohë bëhet e ditur se dy makinat janë sekuestruar nga policia duke u dërguar në komisariat për hetime të mëtejshme.

Top Channel