Gara për Tiranën, kryeson Veliaj me rreth 30 mijë vota

22/06/2015 00:00

Procesi i numërimit vazhdon për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përditësimet e fundit të pas orës 18:50 të së hënës, flasin për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 580 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me rreth 30 mijë vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Kandidati i ASHE ka marrë mbi 106 mijë vota (53.54%), ndërsa Halim Kosova rrethi 78 mijë vota (38.93%). Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.38% të votave, Sazan Guri 1.11%, Arban Tafaj 0.73% dhe Dhimitër Muslia 0.3% të votave.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.

Top Channel