Memaliaj, ndërpritet procesi i numërimit të votave pas tensioneve në sallë

22/06/2015 00:00

Teksa janë numëruar votat e 6 nga 34 qendrave të votimit në Memaliaj procesi i numërimit të votave është ndërprerë për shkak të tensiomneve të krijuara në sallë.

Para se të ndërpritej procesi i numërimit, Durim Roshi i ASHE-së ka marrë më shumë se 50% të votave të numëruara, ndërsa i dyti renditet kandidati i PSD-së me 15.54%. Kandidati i APPD renditet i treti me 13.6% të votave.

Në garë për këtë bashki është edhe kandidati i pavarur, Astrit Dervishi dhe Arjan Zeqaj, kandidat i PMDPSH-së.

Top Channel