Lushnjë, ndërpritet numërimi në KZAZ-në nr. 55

22/06/2015 00:00

Me kërkesën e numëruesve të Partisë Demokratike, është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ-në nr. 55 në Lushnjë.

Anëtarët e Partisë Demokratike e kanë ndërprerë numërimin me motivacionin e lodhjes së tyre.

Këta të fundit kanë kërkuar që numërimi të rinisë në orën 10:00.

Megjithatë, numëruesit e Partisë Socialiste e kanë kundërshtuar kërkesën e kolegëve të tyre nga PD-ja, duke kërkuar që ata të zëvendësohen me numërues të tjerë.

Top Channel