F1, Rosberg: Një e dielë perfekte

22/06/2015 00:00

Nico Rosberg, fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë, mendon se nisja e mirë ishte çelësi i suksesit të tij në pistën e Zeltvegut.

“Nisja ishte çelësi i suksesit, ajo e bëri të lehtë garën time. Arrita të mbrohesha në kthesat e para dhe më pas shtyva në maksimum. Ishte bukur të shikoja si e zmadhoja distancën nga Hamilton. Ishte dita perfekte”, tha piloti gjerman i Mercedesit pas garës.

Ndërkohë, vetë Hamilton, e pranoi humbjen ndaj shokut të skuadrës: “Bëra një nisje shumë të keqe. U mundova të rifitoja pozicionin, por nuk kisha se çfarë të bëja. Thjesht ruajta vendin e dytë”.

Top Channel