BE shtyn afatin e sanksioneve ndaj Rusisë, deri në janar 2016

22/06/2015 00:00

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zgjatur afatin e sanksioneve ndaj Rusisë, deri në janar të 2016. Objektivi është që Rusia të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën, të nënshkruar në Minsk në Shkurt. Kështu shprehet në Twitter zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic.

Sanksionet e BE dhe SHBA targetojnë bankat të lidhura me presidentin Vladimir Putin, ushtritë dhe firmat e energjisë. Ministrat miratuan gjithashtu dhe një opercion detar, të quajtur EU Navfor Med, për të shpëtuar refugjatët e Mesdheut.

Top Channel