Tentoi të vriste vëllain, arrestohet pas dy muajsh 36-vjeçari

22/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Vullnet Zekaj, më 2 maj të këtij viti ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij, T. Zekaj.

Ky i fundit është dëmtuar dhe ka marrë mjekimin e duhur në Spitalin e Vlorës. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë.

Top Channel