Korçë, konfirmohet fitorja e Filos: Të zgjerojmë modelin e suksesit

22/06/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka siguruar tashmë fitoren për të nisur mandatin e tij të dytë të plotë në drejtimin e këtij qyteti.

Në një prononcim për Top Channel, Filo ka vlerësuar se modeli i suksesit i arritur ndër vite në Bashkinë Korçë tashmë do të shtrihet edhe në fshatrat e komunat që asaj i janë bashkuar në kuadër të ndarjes së re territoriale.

“Ne, në vitet e fundit kemi ndërtuar një model suksesi të transformimit të Korçës dhe tani presim që këtë model ta shtrijmë edhe në fshatrat e komunat që i janë bashkuar kësaj bashkie”, ka deklaruar Filo, i cili ka shprehur bindjen se ASHE do të dominojë edhe në Këshillin Bashkiak.

“Nga sondazhet që kemi bërë presim një fitore po aq të madhe edhe në garën e Këshillit Bashkiak. Jam i bindur se koalicioni i majtë do të jetë fitues me një numër të konsiderueshëm mandatesh”, ka thënë Filo.

Top Channel