Kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe një herë ua ka bë të ditur qytetarëve të vendit dhe ndërkombëtarëve se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Në një fjalim përpara simpatizantëve të partisë së tij, VMRO-DPMNE, Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij do jetë ajo që do t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme që do mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të organizohen nga strukturat e partisë aktuale në pushtet dhe do të dëshmojnë edhe njëherë faktin se, populli e ka përzgjedhur atë dhe ata i qëndrojnë mbrapa kësaj qeverie”, ka deklaruar Gruevski.

Ai ka theksuar edhe njëherë se, “radhën e ka populli dhe jo faktorët e huaj apo lëvizjet e brendshme antishtetërore, që të vendosë për të ardhmen më të mirë për shtetin amë”.

Gjatë fjalimit të tij përpara simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, Gruevski ka premtuar zgjedhje të lira dhe demokratike, duke aluduar për siguri më të madhe nga mbikëqyrësit e OBSE-së, me kërkesë që ata të jenë në numër sa më të madh.

Top Channel