Situata në Republikën e Maqedonisë do të jetë tema kryesore që do diskutohet në mbledhjen e së hënës të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Luksemburg.

Sipas programit që ka shpallur presidenca letoneze e Këshillit të BE-së, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Unionit, si pikë qendrore të mbledhjes kanë situatën politike pas ngjarjeve në Kumanovë.

E pranishme në takim do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Siç raportojnë mediat maqedonase, konkluzionet që do t’i publikojë Këshilli i BE-së të enjten dhe të premten do të miratohen nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Në varësi të rrjedhës së negociatave të fundit të liderëve partiakë për tejkalimin e krizës politike, si dhe nga konkluzionet që të do miratojë ky Këshill, besohet se Maqedonia, pas gjashtë viteve të njëpasnjëshme, në tetor, në raportin e ri të Komisionit Evropian, do të humbasë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Top Channel