Të shkosh në dasmën e shokut…dhe të mos mbetesh trokë

22/06/2015 00:00

Nuk është e lehtë të jesh në një dasmë. Natyrisht, ndjehesh i nderuar për ftesën, por ka dhe shumë shpenzime. Duhet të shpenzosh lekë në veshje, në udhëtim, të blesh një dhuratë… “Janë shumë shpenzime”, shkruan revista “Times”.

Të nderohesh të shkon shumë shtrenjtë, dhe festa do t’ju kthejë më të varfër në shtëpi. Ja disa mënyra të zgjuara si të shkurtoni shpenzimet:

Veshja
Veshja është ndoshta më torturuese kur merr pjesë në një ceremoni dasme. Të dukeni më shik, të gjithë të pëlqejnë veshjen tuaj, sidomos për femrat. Për këtë, “Times” thotë se mund të shihni në internet veshja pa fund që ju lënë pa mend, dhe që nuk kushtojnë shumë. Kjo do të ishte më mirë se të shihni në një butik shumë të shtrenjtë. Femra, mos harroni! Ndoshta fustanin tuaj duhet ta vishni vetëm një herë dhe për këtë nuk duhet të vrisni mendjen si dukeni. Mjafton të qepni një fustan tek rrobaqepësja për të qenë më të sigurta.

Dhurata
Për të evituar shpenzimet e tepërta për dhuratën e dasmës, mundohuni të jeni më kreativë. Jeni i mirë në dizajnin grafik? Pyesni çiftin nëse kanë nevojë për ndihmë për dizenjimin e ftesave. Jeni talent në fotografi? Ofrojuni për të bërë fotot e dasmës. Kur miku juaj që martohet dëshiron t’u shpërblejë për shërbimin, i thoni që ishte dhurata juaj për këtë ditë speciale. Jo vetëm që një dhuratë e këtij lloji do t’ju shpëtonte, por do të shpëtonte dhe çiftin nga shpenzimet e dasmës.

Nëse nuk keni ndonjë aftësi kreative, ja një tjetër opsion. Së pari, mundohuni të gjeni dhurata të lira, si përshembull, komplet lugësh. Shumë mirë mund t’i kombinoni me dhurata të tjera për të bërë një set kuzhine që nuk kushton shumë. Kjo do të ishte më mirë se të blesh një mikser profesional që kushton shtrenjtë. Por mos harroni! Kini parasysh shijet dhe preferencat e çiftit, të cilat duhen përfshirë si një recetë për dhurata.

Logjistika
Nëse dasma nuk zhvillohet në qytetin ku jetoni, atëherë mundohuni që dhomën e hotelit ta ndani me një tjetër mik në festën e dasmës. Natyrisht që ftesa bëhet me herët, kështu që për hotele të mira dhe të lira mund të shihni 50 apo 100 ditë para dasmës apo festës, për të patur edhe ofertën më të mirë.

Mundësia e fundit
Mos harroni, nëse nuk keni mundësi monetare, jini të ndershëm me mikun tuaj që në fillim, për të shmangur kështu dhimbjen e kokës në të ardhmen. Ju mund t’i thoni se nuk keni shumë mundësi, dhe miqësia juaj është aq e fortë sa nusja apo dhëndri t’ju kuptojnë.

Top Channel