Përplasje mes tre personave në Rrogozhinë, shoqërohen në polici

22/06/2015 00:00

Tre persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, në lagjen numër 1 të Rrogozhinës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një 55-vjeçar është konfliktuar me dy vëllezërit, të identifikuar deri tani vetëm me inicialet G. P, 20 vjeç dhe T.P, 23.

Ata janë shoqëruar në komisariatin e qytetit për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht, si motiv i ngjarjes konsiderohet një konflikt i çastit.

Top Channel