Maradona sulmon Grondonan edhe pas vdekjes: Na detyroi të humbisnim Itali ’90-n

22/06/2015 00:00

Diego Armando Maradona është rikthyer të flasë për atë që konsiderohet si ish-babai “padron” i futbollit argjentinas, Julio Grondona, pasi qëndroi për 35 vite në krye të Federatës Argjentinase të Futbollit, e që u nda nga jeta vitin e kaluar.

E si gjithmonë, kur flet “El pibe de oro” gjithnjë krijohen zhurmnaja. Këtë herë, temë e fjalëve të tij kritike ka qenë Botërori i Italisë në vitin 1990, të cilin Argjentina e humbi në finale kundër Gjermanisë, pas një penalltie të dyshimtë të Brehmes.

“Grondona më kishte thënë se duhej ta humbisnim finalen, duhej ta dorëzonim. Në atë moment u shokova dhe ia ktheva se do të jepja maksimumin për ta fituar, edhe pse isha i dëmtuar. Madje, nuk duhej t’ia lejonte vetes të na thoshte se çfarë duhej të bënim”, rrëfen Maradona.

“Betohem për 3 vajzat e mia – ka shtuar Maradona, – që Grondona nuk bëri asgjë për të evituar përcaktimin e gjyqtarit Cidesal, që gjykoi finalen. Na dorëzoi edhe neve, ashtu sikurse kilianët dorëzuan popullin argjentinas në luftën e Malvinas-ve (ishujt Falklands)”.

Më pas është rikthyer sërish të flasë mbi skandalin që ka përfshirë FIFA-n. “Kur të jem atje, do të marrin vesh më shumë gjëra, edhe mbi drejtuesit argjentinas”, tha Diego Maradona, duke iu referuar kandidimit për kreun e organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Top Channel