Tamara Ecclestone, pushime me familjen

22/06/2015 00:00

Këto janë pushimet e nënta për këtë vit dhe Tamara Ecclestone duket se ka shijuar çdo minutë të kohës që ka kaluar në plazhet e mrekullueshme të Bahamas.

Bukuroshja brune është parë me bashkëshortin Jay Rutland dhe vajzën e tyre Sophia. Tamara që kishte zgjedhur një palë bikini të bardha, ka shfaqur trupin e saj perfekt.

E gjithë vëmendja ishte te Sophia, e cila kërkonte të luante me rërë, ndërsa të dy prindërit ia kanë plotësuar dëshirën. Ata qëndronin prapa saj gjatë gjithë kohës.

Sophia dukej e mrekullueshme me kostumin e saj të larjes dhe modelin flokëve, për të cilin sigurisht është kujdesur e ëma.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel