Lushnjë, Tushe rizgjidhet kryetar bashkie. Thyen tabunë 25-vjeçare

22/06/2015 00:00

Ka përfunduar në rrethin e Lushnjës numërimi për kandidatët për kryetarë bashkie. Në garë ishin, për koalicionin e majtë Fatos Tushe dhe për koalicionin e djathtë, Darien Xhindoli.

Pas numërimit të 165 kutive, fitues doli kandidati i ASHE-së, Fatos Tushe, me 25026 vota kundrejt 22912 të kandidatit Xhindoli.

Për Lushnjën, kjo ishte një risi, pasi në historikun e 25 viteve të demokracisë, asnjë kryetar bashkie nuk ka mundur të fitojë dy herë radhazi, edhe pse kanë rikandiduar. Emocionet e fitimit të bashkisë nuk u përmbajtën nga Tushe dhe nga deputetja e Lushnjës, Eglantina Gjermeni.

Tushe doli më pas e falënderoi të gjithë ata, që i besuan mandatin e dytë, dhe të gjithë ata, që punuan për të arritur këtë fitore historike.

Tushe shkoi për të takuar edhe të gjithë numëruesit e vëzhguesit te ZAZ-ja e Lushnjës.

Top Channel