Mat, shpallet fitues kandidati i opozitës. Farici: Do të ankimoj 5 kuti votimi

22/06/2015 00:00

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Mat, aty ku kandidonte për kreun e Bashkisë kandidatja e mazhorancës, Adelina Farici, si dhe kandidati i opozitës Nezir Rizvani, me këtë të fundit të përcaktuar fitues.

Megjithatë, pas procesit të numërimit, kandidatja e ASHE-së Farici ka kërkuar pezullimin e procesit të nxjerrjes së rezultatit, duke shtuar në kërkesën e saj edhe ankimimin për 5 kuti votimi, të cilat i argumenton si të parregullta.

Farici ka premtuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore deri në fund për të mësuar edhe zyrtarisht fituesin e postit të kryebashkiakut të Matit, nga një garë që kur kishte mbetur edhe vetëm 1 QV për t’u numëruar, i shihte kandidatët rivalë me vetëm 29 vota diferencë në favor të Adelina Faricit.

Rezultatin e ka përmbysur pikërisht numërimi i qendrës së fundit të votimit, që i përkiste njësisë administrative të Bazës.

Top Channel