Lezhë, pranga 34-vjeçarit. Dyshohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

22/06/2015 00:00

Policia e Lezhës ka arrestuar të hënën një 34-vjeçar, si i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

I ndaluari, sipas raportit të policisë, është shtetasi Maringlen Ndoca, banues në Rrilë të Lezhës.

“Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka dhënë për këtë shtetas masën e sigurimit ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’, neni 283/1 i Kodit Penal”, thuhet në raportin e policisë.

Top Channel