BE reagon për zgjedhjet: Duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it

22/06/2015 00:00

Delegacioni i BE-së i ka ndjekur me shumë vëmendje përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor 2015, dhe i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën demokratike për të votuar.

Në përputhje me gjetjet dhe vëzhgimet paraprake të OSBE-ODIHR, të shpallura gjatë së hënës, ku vërehen një mumër sfidash, delegacioni i BE-së i nxit autoritetet kompetente, që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it.

Top Channel