ASHE fiton edhe Dibrën, Shukri Xhelili kryebashkiaku i ri

22/06/2015 00:00

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Shukri Xhelili ka arritur të fitojë në Bashkinë e Dibrës me një avantazh rreth 290 vota ndaj kundërshtarit të tij.

Kur kanë mbetur edhe 9 kuti deri nga përfundimi i procesit të numërimit, diferenca e votave që Xhelili ka krijuar ndaj kandidatit të APPD, Ilir Krosi, është e pakthyeshme tashmë dhe simpatizantët e majtë kanë nisur festimet.

Gara për këtë bashki ishte vërtetë e fortë dhe interesante, pasi që në mëngjes dy kandidatët e kanë parë veten herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.

Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës rreth orës 17:00 në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.

Top Channel