Pezullohet numërimi në Berat, numëruesit kërkojnë ndërrimin e vëzhguesve

23/06/2015 00:00

Në Berat është pezulluar procesi i numërimit të votave, për shkak se numëruesit kërkojnë ndërrimin e vëzhguesve.

Aktualisht, në Berat kryeson kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj, me 52.71% të votave.Kandidati i APPD-së, Kasëm Mahmutaj, ndjek me 47.29% të votave.

Ditën e hënë, komisionerët e Partisë Demokratike në Berat kanë kërkuar pavlefshmërinë e një kutie. Ata pretendojnë se kutisë nuk i korrespondojnë vulat.

Kjo ka sjellë tensionimin e situatës në ambientet e KZAZ-së. Demokratët thonë se kutia e mësipërme nuk është shoqëruar drejt Vendeve të Numërimit të Votave nga ana e policisë, por nga militantë partiakë dhe hedhin dyshime se gjatë transportit mund të jetë hapur.

Në fund është vendosur që kjo kuti t’i dërgohet KQZ-së, e cila do të marrë një vendim për të.

Top Channel