Dhuna në familje, tetë persona të arrestuar në Tiranë

23/06/2015 00:00

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë në familje, vetëm në dy ditët e fundit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se krahas arrestimeve, janë lëshuar edhe urdhër mbrojtje për të dhunuarit.

Pesë raste janë shënuar si dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve apo ish-bashkëshorteve, dy raste përndjekjeje dhe një rast i dhunimit të nënës.

Më konkretisht, të arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes apo ish bashkëshortes janë Enver Muça, 43 vjeç, Simon Topalli, 53 vjeç, Nazif Koçi, 52 vjeç, Agim Ferra, 38 vjeç, dhe A. N., 38 vjeç.

30-vjeçari Lavdërim Meta është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, I. M, 65 vjeç, si dhe fëmijëve të tij minorenë.

Ndërsa Artur Nabolli, 34 vjeç është vënë në pranga pasi ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike një 24-vjeçareje. Edhe 35 vjeçari Gjergji Lami, i dënuar më parë për “mashtrim”, është arrsetuar pasi ka përndjekur një 28-vjeçare.

Top Channel