Amber Rose harron përfundimisht Wiz Khalifa

23/06/2015 00:00

Duket se Amber Rose ka fshirë çdo kujtim që ka nga ish-bashkëshorti i saj Wiz Khalifa.

Modelja ka vendosur më në fund ta heqë nga krahu i saj tatuazhin, në të cilin ndodhej fytyra e reperit duke treguar kështu që jeta e saj ka marrë një drejtim të ri.

Edhe pse modelja mendohet të jetë thuajse gjithmonë në kontakte me ish-in e saj për shkak të fëmijës së tyre, ajo është shprehur se i dashuri i saj i ri nuk e pëlqen tatuazhin e saj.

Nëna e një djali 2-vjeçar, është fotografuar ditën e shtunë me një fasho të madhe në krah, duke lënë kështu të nënkuptohet se fytyra e Wiz është hequr përfundimisht.

Top Channel