Vlorë, përvetësoi 62 milionë lekë, pranga punonjëses së postës

23/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një punonjëse të Postës Shqiptare në Novoselë, pasi ka rezultuar se ajo ka arritur të vjedhë dhjetëra milionë lekë përmes faturave të energjisë.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar punonjësja Luiza Mbyeti, e cila ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike të rreth 210 abonentëve të OSHEE-së, duke vjedhur 6 milionë e 200 mijë lekë të reja.

Arrestimi ka ardhur pas një hetimi të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Vlorës, të cilat kanë zbuluar se punonjësja e postës merrte pagesat që bënin abonentët, u vendoste vulën në librezë, ndërkohë që nuk pasqyronte në bilanc arkëtimet, duke i përvetësuar paratë.

Arrestimi i Luiza Mbyetit është kryer nga hetuesit e antikrimit financiar në hyrje të qytetit të Vlorës, ku ajo po udhëtonte me bashkjetuesin e saj në automjetin e tyre.

Top Channel