Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Maqedonia ka pësuar rënie sa u përket standardeve demokratike,  veçanërisht në kategoritë e procesit elektoral dhe shoqërisë civile.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare të prillit 2014 u shoqëruan nga njëanshmëria pro-qeveritare nga ana e medias dhe abuzimi me burimet administrative, duke sjellë si rezultat një tjetër bojkotim afatgjatë të parlamentit nga ana e opozitës.

Qeveria, thuhet në raportin e Freedom House vazhdoi të zbatojë një numër reformash institucionale të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë.

Gjatë gjithë vitit 2014, grupet e shoqërisë civile dhe lëvizje spontane popullore u përpoqën pa sukses të kundërshtonin propozimet problematike qeveritare, përfshirë edhe legjislacion që asgjëson pavarësinë e universiteteve.
 

Top Channel