Rivaldo i kthehet futbollit në moshën 43-vjeçare

23/06/2015 00:00

Rivaldo do të luajë sërish futboll në moshën 43-vjeçare.

Ish-numri 10 i kombëtares së Brazilit kampion bote në vitin 2002, i tërhequr nga futbolli më shumë se një vit më parë, ka njoftuar se do të rikthehet të luajë me skuadrën e Mogi-Mirim, në kategorinë e dytë braziliane.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1999 sqaroi se do të japë kontributin e tij në shumë pak ndeshje, duke parë fillimisht formën e tij fizike në stërvitje.

Top Channel