F1, ndërpriten testimet e para në Austri

23/06/2015 00:00

Sesioni i paradites i testimeve të Formulës 1, që përgjatë dy ditëve do të zhvillohen në Austri, aty ku u zhvillua edhe gara e fundit, u ndërpre për shkak të shiut që ra në Spielberg.

Vetëm Ferrari i pilotuar nga italiani Antonio Fuoco dhe McLaren i pilotuar nga holandezi Stoffen Vandoorne kishin bërë një xhiro kur reshjet e shiut e bënë të pamundur vazhdimin e testimeve.

Testimet e Austrisë janë të fundit të parashikuara për këtë sezon të Formulës 1.

Top Channel