Zgjedhjet e 21 Qershorit, Rama mesazh shqiptarëve

23/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama, nga selia e Këshillit të Ministrave do t’u drejtojë shqiptarëve, pasditen e së martës në orën 18:00, mesazhin e parë pas zgjedhjeve të së dielës.

Rama e ka njoftuar vetë këtë përmes një mesazhi në Twitter, ku thotë: “Në 18.00, mesazhi drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 21 Qershorit”.

Gjatë ditës së djeshme, pavarësisht se fitorja e kandidatëve të majtë ishte evidente, Rama preferoi të ndiqte procesin e numërimit nga selia e PS-së, pa bërë asnjë koment.

Vetëm paraditen e së martës, në mesditë, kryeministri publikoi atë që e quajti “fotoja e ditës”, një foto në Facebook me mbishkrimin “Faleminderit”.

Top Channel