Video e re e ISIS, tregohen ekzekutimet brutale të të burgosurve

23/06/2015 00:00

Në një video prej shtatë minutash, terroristët e ISIS kanë shfaqur ekzekutimet e të burgosurve përmes tre metodave të tjera brutale, që nuk ishin parë deri më tani.

Fillimisht, pesë të burgosur shihen në një kafaz të mbyllur, teksa përmes një mjeti lëshohen në një pishinë. Të burgosurit luten dhe bërtasin gjatë kohës kur lëshohen në ujë, ndërsa terroristët kanë përdorur kamera të shtrenjta për të filmuar ata edhe brenda në ujë.

Përmes kamerave, ata sigurohen se asjnëri prej të burgosurëve nuk është gjallë dhe më pas kafazi me trupat e pajetë tërhiqet në sipërfaqe.

Video që është ndarë në tre pjesë, tregon një tjetër moment, kur disa të burgosur mbyllen në një makinë “Opel”, ndërsa njëri prej terroristëve gjuan në drejtim të makinës me një bazukë.

Kamerat e cilësisë HD tregojnë me detaje secilin prej ekzekutimeve, ndërsa terroristët kanë përfshirë edhe disa rrëfime të të burgosurve për, siç i kanë quajtur ata, mëkatet e tyre.

Mënyra e tretë e ekzekutimit bëhet duke lidhur shtatë të burgosur në qafë me litarë që janë mbushur me lëndë plasëse.

Gjithsesi, pavarësisht propgandës së ISIS, në terren ata janë duke pësuar humbje. Më herët, forcat kurde në veri të Sirisë kanë deklaruar se i kanë marrë Shtetit Islamik një bazë të rëndësishme ushtarake në kryeqytetin e vetëshpallur nga militantët, Raka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel